04 / 10Shërbimi · CON
Konsulencë Odoo
Para çdo implementimi, i kuptojmë nevojat reale. I shqyrtojmë proceset tuaja, vendosim prioritetet dhe propozojmë fushëveprimin dhe buxhetin e projektit, pa ju shitur module që nuk ju nevojiten.
Kujt i drejtohet
Biznese që planifikojnë një implementim Odoo dhe duan një vlerësim të pavarur para se të angazhohen.
- Sfida01
- Shumë kompani nuk janë të sigurta cilat module apo cili konfigurim u përshtatet realisht.
- Qasja jonë02
- Vlerësojmë proceset dhe propozojmë një fushëveprim të përshtatur me madhësinë dhe buxhetin tuaj.
- Rezultati03
- Një plan implementimi i qartë dhe realist, para se të merret çdo vendim.
CONKonsulencë Odoo
Çka përfshihet
- 01Vlerësim i proceseve aktuale të biznesit
- 02Përputhja e moduleve Odoo me nevojat tuaja
- 03Plan implementimi me faza dhe prioritete
- 04Vlerësim realist i kostos dhe i afateve
- 05Identifikim i rreziqeve dhe sfidave të mundshme
- 06Rekomandime për arkitekturën dhe burimet
Hapi i radhës
Keni një projekt Odoo në mendje?
Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.
Na kontaktoni
Konsultimi i parë është falas
