10 / 10Shërbimi · AUT
Automatizim i proceseve
Detyrat manuale dhe të përsëritura, si miratimet e porosive, kujtesat dhe përditësimet e statusit, zënë kohë dhe sjellin gabime. I identifikojmë hapat që mund të automatizohen dhe i ndërtojmë brenda motorit të flukseve të Odoo.
Kujt i drejtohet
Biznese me procese të përsëritura dhe manuale që duan të kursejnë kohë dhe t'i ulin gabimet.
- Sfida01
- Detyrat manuale dhe të përsëritura zënë kohë që mund të shkonte në punë me vlerë më të lartë.
- Qasja jonë02
- Identifikojmë hapat e përsëritur në operacionet tuaja dhe i automatizojmë brenda motorit të flukseve të Odoo.
- Rezultati03
- Më pak punë manuale, më pak gabime dhe procese që funksionojnë njësoj çdo herë.
AUTAutomatizim i proceseve
Çka përfshihet
- 01Auditim i flukseve manuale dhe i pikave problematike
- 02Automatizim i miratimeve dhe i qarkullimit të dokumenteve
- 03Njoftime dhe kujtesa automatike me email ose SMS
- 04Rregulla automatike për çmimet dhe promocionet
- 05Integrim me kalendarin dhe menaxhimin e detyrave
- 06Monitorim dhe raportim i flukseve të automatizuara
Hapi i radhës
Keni një projekt Odoo në mendje?
Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.
Na kontaktoni
Konsultimi i parë është falas
