Kalo te përmbajtja
01Odoo

Odoo është qendra e mënyrës si e ndërtojmë transformimin digjital.

Si Partner Zyrtar i Odoo, çdo implementim e trajtojmë si një marrëdhënie afatgjatë: nga analiza fillestare e biznesit deri te optimizimi i vazhdueshëm pas go-live.

Aplikacionet e Odoo: Shitjet, CRM, Kontabiliteti, Pika e Shitjes, Projektet, Dokumentet dhe të tjera
Një ekosistem aplikacionesh, një bazë të dhënash.
02Si punojmë

Më shumë se instalim: një partneritet i plotë Odoo.

Çdo projekt i mbulon të njëjtat elemente thelbësore, të shkallëzuara sipas madhësisë dhe kompleksitetit të biznesit tuaj.

  1. 01

    Analizë biznesi

    Kuptojmë proceset, sistemet aktuale dhe pikat problematike para se të propozojmë çfarëdo.

  2. 02

    Konsulencë & zbulim

    Përcaktojmë bashkë me ju fushëveprimin, modulet dhe prioritetet.

  3. 03

    Implementim ERP

    E konfigurojmë Odoo rreth flukseve tuaja reale të punës.

  4. 04

    Module me porosi

    Ndërtojmë funksionalitete shtesë kur Odoo standard nuk e plotëson një nevojë specifike.

  5. 05

    Integrime me palë të treta

    E lidhim Odoo me sistemet ekzistuese bankare, fiskale, logjistike dhe të e-commerce.

  6. 06

    Migrim

    I kalojmë instancat ekzistuese në versione më të reja pa humbur të dhëna apo përshtatje.

  7. 07

    Trajnim

    I përgatisim ekipet ta përdorin sistemin e ri me siguri.

  8. 08

    Mbështetje & optimizim

    Vazhdojmë ta përmirësojmë konfigurimin bazuar në përdorimin real.

03Procesi

Si e ndërtojmë një implementim Odoo.

Një proces i qartë, hap pas hapi, që u përshtatet projekteve të madhësive të ndryshme.

  1. Hapi 01

    Zbulimi

    Njohim biznesin, ekipet dhe sistemet që përdorni sot.

  2. Hapi 02

    Analiza e biznesit

    Dokumentojmë proceset, kërkesat dhe rastet specifike të përdorimit.

  3. Hapi 03

    Dizajni i zgjidhjes

    Përcaktojmë modulet, arkitekturën dhe planin e implementimit.

  4. Hapi 04

    Implementimi

    E konfigurojmë Odoo sipas dizajnit të miratuar.

  5. Hapi 05

    Përshtatje & integrime

    Zhvillojmë module me porosi dhe lidhje me sistemet e jashtme.

  6. Hapi 06

    Trajnimi

    Përgatisim përdoruesit dhe administratorët.

  7. Hapi 07

    Go-live

    Kalimi në prodhim, me monitorim të afërt në ditët e para.

  8. Hapi 08

    Mbështetje e vazhdueshme

    Ndihmë dhe optimizim i vazhdueshëm, bazuar në përdorimin real.

04Partneritet afatgjatë

Nuk e mbyllim punën në ditën e go-live.

Shumë projekte ERP dështojnë jo sepse dështon implementimi, por sepse pas tij mungon mbështetja. Ne vazhdojmë të punojmë me klientët tanë ndërsa ata rriten.

Odoo Ready Partner

Bashkë me ju, kur vijnë

  • module të reja+01
  • integrime shtesë+02
  • ekipe në rritje+03
  • kërkesa rregullatore që ndryshojnë+04
05Kapaciteti teknik

Çka mund të ndërtojmë rreth Odoo.

E kombinojmë konfigurimin standard të Odoo me zhvillim real softueri dhe, kur nevojitet, me lokalizim të plotë kosovar.

  • PAYModuli i pagave, i ndërtuar nga ekipi ynë sipas legjislacionit kosovar
  • HRPortali i Punonjësve, pa kosto shtesë licence
  • ATKKontabilitet dhe deklarata tatimore ATK, me integrim në sistemin e ATK-së
  • FSKIntegrim me aparatin fiskal për fiskalizimin në Kosovë
  • PYModule Odoo me porosi në Python, XML dhe QWeb
  • APIIntegrime API me Wolt, bankat, logjistikën dhe e-commerce
  • MIGMigrime nëpër shumë versione, duke i ruajtur përshtatjet
  • POSKonfigurim i POS-it dhe i flukseve të pagesave
  • AUTAutomatizim i proceseve me motorin e flukseve të Odoo
Hapi i radhës

Keni një projekt Odoo në mendje?

Qoftë një implementim i parë, një migrim, një integrim kompleks apo një problem në sistemin që e keni në punë, na shkruani dhe le të flasim.

Na kontaktoni

Konsultimi i parë është falas

Made with Modulify